Të dy organizatorët janë të dëmtuar, trajneri Chivu ka vetëm një alternativë para ndeshjes në Champions
Tek Inter shqetësimet për shkak të dëmtimeve janë shtuar së fundi, jo vetëm në mbrojtje por edhe në mesfushë. Kjo situatë ka sjellë dhimbje kokë për trajnerin Chivu, në prag të ndeshjes së nesërme në mbrëmje kundër Shtutgart në Champions League. Hakan Çalhanoğlu nuk do të jetë i disponueshëm për të drejtuar mesfushën, ndërsa edhe Piotr Zieliński, lojtari tjetër krijues i zikaltërve, do të mungojë. Ekziston një shpresë e zbehtë që polaku të përfshihet në skuadër, por gjasat janë tejet të pakta. Edhe dje ai vazhdoi me një regjim stërvitor individual për shkak të një problemi në këmbë që e shqetëson prej disa javësh. Kjo do të thotë se, edhe në skenarin më të mirë, ai mund të jetë në rastin më të mirë vetëm...
Burimi:
telesport.al