Arteta me një mungesë të madhe në Champions: Dëmtimi nuk është i rëndë, por sot nuk luan
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, në prag të ndeshjes së sotme në Champions League kundër Borussia Dortmund, ka konfirmuar se do të mungojë portieri David Raya. I dëmtuar në sfidën e fundit në kampionat, ai do të jetë pushim sot. “Fatkeqësisht, ai nuk është gati për sot, por nuk duket diçka shumë serioze. Na duhen disa teste të tjera për të kuptuar më hollësisht gjithçka, por situata është mjaft inkurajuese duke marrë parasysh dhimbjen që shfaqte”, tha Arteta. Më tej, ai sqaroi: “Në momentin e incidentit u shqetësuam mjaft, por nuk është aq keq sa prisnim. Kur e shikon aksionin, nuk duket se ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Por, shkalla e dhimbjes që ndjente dhe vështirësia që kishte, ishin mjaft shqetësuese.” Arteta thotë se...
Burimi:
telesport.al