Kockat dobësohen me moshën, forconi ato duke ndjekur këto zakone
Kockat nuk janë struktura të forta dhe të pandryshueshme, por inde të gjalla që ripërtërihen vazhdimisht. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdeseni për to gjatë gjithë jetës suaj. Zakonet e thjeshta mund të ndihmojnë në mbajtjen e tyre të forta dhe në uljen e rrezikut të frakturave. Sipas Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë, masa kockore arrin kulmin rreth moshës 30 vjeç, që do të thotë se të ushqyerit dhe ushtrimet në rini ndikojnë në shëndetin e kockave në vitet e mëvonshme, shkruan Eating Well. Edhe pse osteoporoza është më e zakonshme tek gratë, shëndeti i kockave është i rëndësishëm për të gjithë. Nutricionistët kanë veçuar shtatë zakone që mund të ndihmojnë në ruajtjen e fortësisë së tyre. Ushtrohuni rregullisht Ushtrimet fizike janë...
Burimi:
syri.net