Sa i vërtetë është fakti se ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë?
A keni dëgjuar ndonjëherë se njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit dhe se pjesa tjetër mbetet e pashfrytëzuar? Kjo ide është përsëritur për dekada me radhë, madje është bërë edhe temë e filmave dhe librave. Por, sipas ekspertëve, nuk ka asnjë bazë shkencore. Psikologia Mary Spiller, pedagoge e lartë në Departamentin e Psikologjisë dhe Zhvillimit Njerëzor në Universitetin e Londrës Lindore, shpjegon se ky është një keqkuptim që vazhdon të mbijetojë, pavarësisht provave shkencore që e kundërshtojnë. Një pjesë e origjinës së këtij miti lidhet me punën e Ëilliam James, një prej themeluesve të psikologjisë moderne. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ai shkruante se njerëzit përdorin vetëm një pjesë të vogël të burimeve të tyre të mundshme mendore dhe...
Burimi:
syri.net