Shqipëria importoi rreth 7.3 milionë litra vaj palme në dy vite, AKU nuk sqaron destinacionin e përdorimit

Shqipëria importoi rreth 7.3 milionë litra vaj palme në dy vite, AKU nuk sqaron destinacionin e përdorimit

Rreth shtatë pikë tre milionë litra vaj palme kanë hyrë në territorin e Shqipërisë gjatë periudhës 2025-2026, por mbetet ende e paqartë se cilat kompani, fabrika apo operatorë tregtarë e përpunojnë këtë sasi të konsiderueshme dhe në cilat produkte përfundon ajo në treg. Pavarësisht një kërkese zyrtare të përcjellë më katër nëntor 2026, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka ofruar informacion mbi destinacionin përfundimtar të sasisë së importuar, as mbi përdorimin e tij në industrinë ushqimore dhe në sektorin e përpunimit të produkteve të bulmetit. Ekspertja e sigurisë ushqimore, Onejda Kyçyku, ngre alarmin mbi përhapjen e këtij produkti, duke shpjeguar se përveç industrisë së madhe ushqimore ai mund të përdoret gjerësisht edhe në restorante, njësi të ushqimit të shpejtë, pastiçeri dhe biznese të vogla, ku...