Shifra marramendëse! Irani i del Amerikës me faturën 290 miliardë dollarëshe
Gjykatat iraniane kanë vendosur që Shtetet e Bashkuara t’i paguajnë Iranit 290 miliardë dollarë dëmshpërblim, bëri të ditur të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor, sipas agjencisë së lajmeve AFP. “Ne kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, përmes të cilave u është kërkuar amerikanëve të paguajnë 290 miliardë dollarë dëmshpërblim”, deklaroi Hassan Abdolianpour, kreu i Qendrës së Juristëve pranë sistemit gjyqësor iranian, në një prononcim për televizionin shtetëror. Ai bëri të ditur gjithashtu se janë ngritur disa padi kundër vendeve arabe të Gjirit, të cilat akuzohen se kanë lejuar përdorimin e territorit të tyre nga SHBA-të për të kryer sulme kundër Iranit. Sipas televizionit shtetëror, shuma e kërkuar lidhet me veprime të Shteteve të Bashkuara që datojnë prej disa dekadash, ndërsa nuk janë dhënë detaje...
Burimi:
javanews.al