Ndreca nuk lejohet sërish të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Nuk kanë personel dhe mjete kontrolli (VIDEO)
Plarent Ndreca FIER- Avokati Plarent Ndreca nuk është lejuar për herë të dytë të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj në burgun e Fierit. Ndreca kishte kërkuar të zhvillonte një takim me klientin e tij për t'u konsultuar lidhur me seancën gjyqësore të ditës së nesërme, por edhe për çështjen e ndërhyrjes së mundshme shëndetësore. Sipas avokatit si arsye për moslejimin e takimit i eshtë komunikuar mungesa e personelit dhe e pajisjeve të kontrollit në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndreca thotë se ka kërkuar që arsyet e refuzimit ti jepen me shkrim, por nuk ka marrë një dokument zyrtar. Ai e konsideron këtë veprim në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, ndërsa kujton se për një rast të mëparshëm ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit....
Burimi:
zeri.ai