Dita e 177-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë në disa zona të kryeqytetit
FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Protesta kundër qeverisë është zhvilluar edhe këtë të hënë në Tiranë, duke shënuar ditën e 177të të tubimeve. Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë ku qëndruan për disa minuta, përpara se të nisnin marshimin në disa zona të kryeqytetit. Me flamuj në duar pjesëmarrësit përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke vijuar kështu protestat e përditshme kundër qeverisë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai