Hap dyert e mortit familja e Selami Hasanit, 60-vjeçari përcillet nesër për në banesën e fundit
foto FIER- Familjarët e Selami Hasanit kanë hapur dyert e mortit për t'i dhënë lamtumirën e fundit 60-vjeçarit, i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Trupi i pajetë ndodhet pranë familjarëve, ndërsa të afërm dhe miq po mbërrijnë për të shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër më 24 nëntor në orën 14:00 në lagjen 1 Maji aty ku Hasani do të përcillet për në banesën e fundit. 60-vjeçari u qëllua për vdekje në oborrin e banesës së tij, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe nipi i tij. Ngjarja e rëndë tronditi qytetin e Fierit, ndërsa Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorëve. ./ZËRI
Burimi:
zeri.ai