VIDEO/ Taulant Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet përfundojnë në anë të rrugëve të fshatrave

VIDEO/ Taulant Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet përfundojnë në anë të rrugëve të fshatrave

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, për hedhjen e inerteve të ndërtimeve në anë të rrugëve të fshatrave. Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Balla ka denoncuar situatën në rrugën kryesore të fshatit Bukaq, ku, krahas mungesës së asfaltimit, përgjatë saj janë depozituar mbetje inerte nga ndërtimet. Balla u shpreh se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi Bashkinë Kavajë dhe kryetarin e saj, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si jepen lejet e ndërtimit dhe mungesën e kontrollit mbi administrimin e mbetjeve. “Kjo që shikoni është rruga kryesore e fshatit Bukaq në Kavajë. Lëreni rrugën që nuk është shtruar, se është muhabet tjetër. Dhe do ta shtrojmë, sigurisht. Por ajo...