Merz: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, gabim i vitit 2008
Kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti gabim vendimin e vitit 2008 për të mos pranuar Ukrainën në NATO, sipas propozimit të atëhershëm të presidentit amerikan George W. Bush. Ai foli në një konferencë për shtyp në Berlin, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, transmeton Euronews. Sipas Merz, sot shihet qartë se sa gabim ishte mosndjekja e propozimit amerikan në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Ai shtoi se pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës do të ishte parandaluar nëse aleanca do t'i kishte hapur atëherë rrugën anëtarësimit. “Nëse Ukraina do të ishte anëtare e NATO-s, kjo luftë me gjasë do të ishte parandaluar”, citohet Merz, në komente të përkthyera nga gjermanishtja. Takimi u zhvillua ndërsa vazhdojnë negociatat e...
Burimi:
kohajone.com