Hakeri i GTA VI dënohet me shtatë vjet burg në Britani
Hakeri i GTA VI, Arion Kurtaj, 21 vjeç, u dënua të hënën me shtatë vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar për një sërë sulmesh kibernetike ndaj kompanive të mëdha, përfshirë Rockstar Games, prodhuesin e lojës Grand Theft Auto VI. Ai u lirua me kusht, pasi kishte kaluar tashmë disa vite në qeli, raporton Euronews. Kurtaj pranoi të hënën e kaluar fajësinë për sulmet që kreu mes viteve 2021 dhe 2022 si pjesë e grupit haker Lapsus$. Sulmet dhe rrjedha e çështjes Sipas prokurorëve, Kurtaj shkaktoi "ndërprerje të rënda për biznesin e madh ndërkombëtar" dhe vuri në rrezik informacione të ndjeshme me sulmet e tij. Në një rast, ai arriti të merrte 90 video të lojës GTA VI nga Rockstar, e cila në atë kohë ishte...
Burimi:
kohajone.com