Integrimi në BE, ministri i Jashtëm sllovak: Shqipëria e përgatitur për të mbyllur kapitujt e negociatave
Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet më pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe mund të mbyllin të gjithë kapitujt e negociatave për të kaluar më pas te traktati i anëtarësimit. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, pas takimit të ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të zhvilluar më 23 nëntor në Athinë. Sipas tij, 23 vite pas premtimit që BE-ja u dha vendeve të rajonit në Samitin e Selanikut, anëtarësimi i vendeve të para të Ballkanit Perëndimor po afrohet. “Jemi tani në një moment historik kur mund të arrijmë anëtarësimin e të paktën dy vendeve të tjera, që janë mjaftueshëm të përgatitura për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave dhe për të kaluar te traktati i...
Burimi:
kohajone.com