Mot i keq dhe dimër/ Bora e parë në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit!
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit. Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore, duke zbardhur peizazhin dhe duke sjellë atmosferën e parë dimërore në këtë zonë të Kukësit. Dëbora e parë shënon ardhjen e motit dimëror në zonat malore të verilindjes së vendit. Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve që lëvizin në aksin rrugor në këtë zonë këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve atmosferike.
Burimi:
javanews.al