Dimër edhe në qarkun e Korçës/ Nisin reshjet e para të dëborës edhe në juglindje, temperaturat bien deri në -4°C! (VIDEO)
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore në vend, si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave. Në juglindje të vendit, reshje të lehta dëbore janë regjistruar në Qafën e Martës, Mashkullorë të Panaritit dhe në zonat e larta të Ersekës. Dëborë pritet të ketë në vijim edhe në Voskopojë dhe Dardhë. Ndërkohë, reshje dëbore me intensitet mesatar kanë nisur edhe në Qafë Thore, ku ulja e temperaturave ka sjellë ndryshimin e kushteve atmosferike. Firmat e kontraktuara janë në terren për mirëmbajtjen dhe mbajtjen të hapur të aksit rrugor. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat gjatë ditëve në vijim pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius, duke rritur mundësinë për reshje të tjera dëbore në zonat malore të vendit.
Burimi:
javanews.al