“Situatë e rëndë institucionale”- Avokati Ndreca nga Burgu i Fierit: Nuk më lejojnë të takohem me Veliajn, do i drejtohem Gjykatës për ndërhyrje!
Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka deklaruar sot se nuk është lejuar të hyjë në ambientet e Burgut të Fierit, për të takuar klientin e tij i cili ndodhet në paraburgim. Nga ambientet e Burgut të Fierit, Ndreca shprehet se kishte një orë e gjysmë duke pritur për t’u takuar me Veliajn, por nuk po lejohej nga autoritetet e institucionit. “Në fakt, u bë një orë e gjysmë që jam këtu duke pritur për të takuar klientin. Nuk po lejohem dhe vazhdon akoma e njëjta histori që ‘nuk kemi forca policore dhe njerëz për të shoqëruar’. Ndërkohë që, ligji parashikon se hyrja e avokatit ndodh në çdo kohë. Vazhdon paligjshmëria e veprimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kufizimi i takimeve edhe...
Burimi:
javanews.al