Zjarr në parkimin e policisë greke në Athinë, digjen disa autobusë të forcave speciale!

Zjarr në parkimin e policisë greke në Athinë, digjen disa autobusë të forcave speciale!

Digjen autobusët e policisë greke. Disa autobusë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë  greke janë djegur pasditen e së hënës në zonën Gudhi të Athinës. Sipas policisë greke, zjarri nisi në motorin e një autobusi që sapo ishte kthyer nga shërbimi dhe po parkohej në radhë me mjetet e tjera. Policia sqaron se në momentin e zjarrin  automjetet ishin bosh dhe askush nuk rrezikoi. Forca të shumta të policisë dhe të zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e zjarreve. Mjetet që u dogjën ishin të vjetra por ende aktive, ndërkohë që policia helene ka porositur një sasi prej 60 autobusësh të reja.