Zbulohen tunele sekrete nën xhaminë Hagia Sophia në Stamboll, 1500 vite histori dalin në dritë!
Pas shekujsh të tërë një rrjet i gjerë tunelesh dhe hapësirash nëntokësore është zbuluar nën monumentin historik të Hagia Sophia-s në Stamboll. Zbulimi i rëndësishëm arkeologjik po nxjerr në pah një botë të panjohur nën një prej ndërtesave më ikonike të trashëgimisë botërore. Rrjeti nëntokësor përfshin tunele, kanale uji, dhoma të harkuara dhe struktura varrimi, disa prej të cilave besohet se i përkasin periudhave më të hershme se vetë ndërtesa aktuale, e përfunduar në vitin 537 pas Krishtit. Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, zbulimet u bënë gjatë punimeve të konservimit dhe pastrimit, të nisura në fillim të vitit 2025. Deri më tani janë hequr rreth 3 mijë ton mbetje dhe janë pastruar 420 metra tunele. Në total, janë identifikuar gjashtë dhoma nëntokësore...
Burimi:
javanews.al