Raketat ruse në Poloni, reagon Rutte: Incident i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm!

Raketat ruse në Poloni, reagon Rutte: Incident i rrezikshëm, po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm!

Polonia dhe aleatët e NATO-s po verifikojnë nëse kalimi i raketave ruse në territorin polak të premten ishte i qëllimshëm. Kështu deklaroi të hënën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke e cilësuar incidentin si të rrezikshëm. “Këtu është e qartë se bëhet fjalë për një incident të rrezikshëm. Ai vjen nga Rusia. Nëse ishte i qëllimshëm apo jo, këtë duhet ta përcaktojnë, natyrisht, autoritetet. Unë nuk do të spekuloj kurrë. Mund të komentoj vetëm pasi të kemi në dispozicion provat që dalin nga mekanizmi ku Polonia dhe aleatët e tjerë të NATO-s bashkëpunojnë për të vlerësuar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ajo që di është se komandanti suprem i forcave aleate, gjenerali Grynkewich po vlerëson vazhdimisht kapacitetet tona të parandalimit dhe mbrojtjes, duke...