Po trafikonin 25 kg kokainë në Zvicër, dy shqiptarët rrezikojnë dënimin me mbi 20 vite burg!
Dy shtetas shqiptarë rrezikojnë të dënohen me 27 vite burg në Zvicër, pasi u kapën duke transportuar kokainë. Dhe sipas mediave të huaja, në prill të vitit 2025, shqiptarëve iu gjet plot 25 kg kokainë në makinë, me të cilën po lëviznin nga Itali drejt Luganos, në Zvicër. Pas mbylljes së hetimeve, Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për 31-vjeçarin dhe 12 vite për bashkëpunëtorin e tij 32-vjeçar, si dhe dëbimin e të dyve nga Zvicra për një periudhë 10-vjeçare pas vuajtjes së dënimit. Procesi gjyqësor ka nisur në Lugano, ndërsa dy të pandehurit ishin arrestuar në pikën kufitare të Chiassos. Sipas hetimeve, lënda narkotike ishte fshehur në tapicerinë e makinës dhe kishte një vlerë tregu që kalonte 2 milionë franga zvicerane. Dyshohet se kokaina...
Burimi:
javanews.al