PS-PD drejt një pazari të ri si në vitin 2008?
Pas disa muajsh mosfunksionimi, deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës u ulën në mes të nëntorit në tryezën e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku parashtruan pozicionet e tyre për këtë reformë. Bashkëkryetari Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike tha se kjo parti kërkonte një reformë tërësore, duke propozuar ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore. Homologu i tij socialist, Damian Gjiknuri paraqiti një kundërofertë politike, duke shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të negociuar një sistem proporcional me lista plotësisht të hapura, me kushtin që Partia Demokratike të pranojë reduktimin e numrit të deputetëve nga 140 në 100. Edhe pse nuk pritet që të ketë një kompromis të afërt mes palëve për shkak të...
Burimi:
kohajone.com