Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi dënimet
Gjykata e Apelit e Kosovës la në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023. Vendimi i marrë më 23 nëntor vërteton aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 21 prillit 2026, me të cilin të tre të akuzuarit u shpallën fajtorë. Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se vendimi është i qartë, i kuptueshëm dhe në përputhje me arsyetimin e dhënë nga shkalla e parë. Kolegji i Gjykatës së Apelit përbëhej nga gjyqtarët: Mentor Hajra, kryetar, Xhevdet Abazi, gjyqtar raportues, dhe Arben Hoti, anëtar, përcjell A2. Liridona...
Burimi:
kohajone.com