Salianji sulmon socialistët: Heshtën përballë Ramës nga frika
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar reagimet e fundit të disa figurave të Partisë Socialiste, mes tyre Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca, pas zhvillimeve dhe përjashtimeve brenda kësaj force politike. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Salianji i cilësoi qëndrimet e tyre si të vonuara, duke argumentuar se për vite me radhë kanë mbështetur qeverisjen e Edi Ramës. Sipas Salianjit, heshtja e socialistëve përballë deklaratave dhe mënyrës se si kryeministri iu drejtua anëtarëve të Asamblesë tregon, sipas tij, frikë dhe mungesë të reagimit për të mbrojtur dinjitetin personal. Ai pretendoi se një pjesë e figurave të PS-së kanë qenë të përfshira në mbështetjen politike të Ramës dhe në mbrojtjen e veprimeve të tij. Salianji u shpreh se reagimet e fundit...
Burimi:
ntv.al