Francë/ Tentuan të vidhnin shinat e trenit, tre të arrestuar pas aksidentit me 44 të plagosur në Normandi

Francë/ Tentuan të vidhnin shinat e trenit, tre të arrestuar pas aksidentit me 44 të plagosur në Normandi

Policia franceze ka ndaluar tre burra për tentativë vjedhjeje të metalit nga shinat hekurudhore, që shkaktoi daljen nga shinat të një treni pasagjerësh dhe për pak sa nuk çoi në përplasjen e dy trenave, raportuan mediat të hënën. Dyzet e katër persona u plagosën në incidentin e 11 shtatorit. Tre burrat, një baba dhe dy djemtë e tij të rritur, u zunë në befasi nga afrimi i një treni rajonal që udhëtonte nga Rouen drejt Caen, në Normandi, raportuan gazeta Le Figaro dhe media të tjera, duke cituar burime policore. Ata lanë një pjesë të çmontuar të shinës, rreth pesë metra të gjatë, të vendosur në mënyrë diagonale mbi shinat hekurudhore. Një tren me 186 pasagjerë u përplas me pengesën me një shpejtësi prej rreth...