Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i “Anthropic”: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit!
Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë pothuajse të gjithë njerëzit në tregun e punës, duke i bërë ata ekonomikisht të panevojshëm. Ky është parashikimi i Tao Lin, studiues në kompaninë amerikane Anthropic, e njohur për zhvillimin e sistemit të inteligjencës artificiale Claude. Në një intervistë për organizatën kërkimore Palisade Research, Lin deklaroi se deri në fund të vitit 2027 mund të shfaqet një inteligjencë artificiale më e aftë se ekspertët më të mirë njerëzorë në pothuajse çdo fushë, nga programimi te krijimtaria dhe vendimmarrja. Sipas tij, zhvillimi i kësaj teknologjie mund të sjellë një transformim rrënjësor të ekonomisë botërore. Fillimisht njerëzit do të humbasin vendet aktuale të punës dhe do të detyrohen të ndryshojnë profesion, por më vonë mund të mos gjejnë më asnjë punë që...
Burimi:
javanews.al