Lehtësohen procedurat për profesionistët e Shëndetësisë, ministrja Spahiu: Zgjerohen mundësitë e praktikës dhe punësimit!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka njoftuar një sërë lehtësish për studentët dhe profesionistët e rinj të shëndetësisë, duke theksuar se eliminimi i provimit të ndërmjetëm pas praktikës profesionale është vetëm hapi i parë në përmirësimin e rrugëtimit të tyre drejt profesionit. Në një takim me studentë të Fakultetit të Infermierisë, ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, rektorin e Universitetit të Mjekësisë dhe përfaqësues të këtij institucioni, Spahiu u shpreh se ndryshimet në rregulloren e praktikës profesionale synojnë të ulin pengesat administrative dhe të forcojnë përgatitjen teorike e praktike të studentëve. Sipas saj, pas përfundimit të praktikës profesionale, studentët do të mund të hyjnë menjëherë në Provimin e Shtetit, pa kaluar më në një hallkë shtesë vlerësimi. Ajo theksoi gjithashtu se po punohet...
Burimi:
javanews.al