Katër plumba në trup, nipi i ‘Sel Çamit’ del nga operacioni dhe dërgohet në reanimacion
Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e regjistruar sot në Fier, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Fierit. Ai ka marrë katër plumba në trup dhe pas operacionit është dërguar në repartin e reanimacionit, ku do të qëndrojë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor. Ndaj tij janë marrë edhe masa të rrepta sigurie. Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, teksa po punonte pranë murit rrethues të shtëpisë. Nga sulmi mbeti i plagosur rëndë edhe nipi i tij, Jakup Hasani. Ndërkohë, emri i Selami Hasanit rezulton i përfshirë në një dosje të rëndë kriminale që lidhet me një vrasje të dyfishtë të ndodhur më 25 mars 2002...
Burimi:
ntv.al