Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën

Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën

Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në fuqi dënimet për tre personat e dënuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murseli dhe Granit Plava do të vuajnë burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla do të qëndrojë në burg për 30 vite. Vendimi është marrë këtë të hënë, më 23 nëntor, nga Gjykata e Apelit, e cila ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk përmban shkelje thelbësore të procedurës penale. Në arsyetimin e vendimit, Apeli thekson se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin e paraqitur nga gjykata. Sipas trupit gjykues, faktet dhe rrethanat e vërtetuara në shkallën e parë janë të drejta dhe provojnë përgjegjësinë penale të të dënuarve. Gjykata ka rrëzuar gjithashtu...