Egnatia luan për herë të parë në Europë, UEFA me një spciale të veçantë për rrugëtimin e kampionëve të Shqipërisë
Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në UEFA Conference League. Skuadra rrogozhinase ka grumbulluar 2 pikë në 3 ndeshjet e para dhe, në gjysmën e mbetur të këtij rrugëtimi, synon të sigurojë pikët e nevojshme për të vijuar aventurën e saj europiane. UEFA, në revistën e saj kushtuar Conference League, ka përfshirë edhe skuadrën kampione të Shqipërisë, duke e konsideruar si një prej ekipeve më interesante që meriton vëmendjen e gjithë kontinentit. Vlerësimi vjen për atë që Egnatia ka arritur në vitet e fundit në futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për paraqitjen në debutimin e saj në këtë kompeticion europian. Trajneri Nevil Dede rrëfen emocionet e kësaj...
Burimi:
telesport.al