Përfitoi 190 mijë € duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet 20-vjeçari në Kosovë, donatorët i shkojnë në banesë

Përfitoi 190 mijë € duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet 20-vjeçari në Kosovë, donatorët i shkojnë në banesë

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes që prej 9 nëntorit 2026, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. KOSOVË- Endrit Azemi 20-vjeç është arrestuar nga policia e Gjilanit, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarët dhe ka përfituar para prej tyre duke u paraqitur si i sëmurë me leukemi akute. Ai ka kërkuar ndihmë financiare për t'u trajtuar jashtë vendit, në Turqi, ndërsa përmes një "GoFundMe" dhe donacioneve të tjera, dyshohet se janë grumbulluar rreth 190 mijë euro.  I riu, publikonte shpesh video në rrjete sociale, ku shfaqej me pa flokë, vetulla apo mjekër, duke krijuar pamjen e një personi që po përballej me një sëmundje të rëndë. Në disa prej pamjeve, ai falënderonte qytetarët për ndihmën financiare, ndërsa publikonte...