Kultivonin kanabis në një ambient nëntokësor, 10 persona në pranga (EMRAT+VIDEO)

Kultivonin kanabis në një ambient nëntokësor, 10 persona në pranga (EMRAT+VIDEO)

FOTO SHKODËR- Një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, është zbuluar nga Policia në zonën e njohur si 'Kanali i Drinit' në Shkodër. Në kuadër të operacionit të koduar 'Labirinti' në pranga kanë rënë 10 persona, të cilët u gjetën brenda ambienteve të përshtatura për veprimtarinë kriminale. Sipas Policisë, ambienti ishte fshehur në një magazinë ku ishte krijuar një hyrje e kamufluar që të çonte në një hapësirë nëntokësore të ndarë në dy pjesë: njëra për kultivimin e kanabisit me llamba dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike. Gjatë kontrolleve u sekuestruan rreth 2 600 bimë të dyshuara kanabis dhe 170 kilogramë lëndë bimore e përpunuar, e paketuar në 10 thasë. Mes të arrestuarve, me origjinë nga qytete të ndryshme të...