Inter kërkon një përforcim në mbrojtje, planifikon lëvizjen surprizë

Inter kërkon një përforcim në mbrojtje, planifikon lëvizjen surprizë

Interi po shqyrton në merkato për një mbrojtës dhe Matthijs de Ligt është ndër profilet që po ndiqen nga drejtuesit e zikaltërve. Mbrojtësi qendror holandez, i cili aktualisht luan për Manchester United, mund të jetë një mundësi për të përforcuar repartin mbrojtës të skuadrës së Cristian Chivu-s, veçanërisht duke pasur parasysh verën e ardhshme. Sipas raportimeve nga TEAMtalk, klubi milanez po e ndjek nga afër situatën e lojtarit të lindur në vitin 1999, ndonëse për momentin nuk e konsiderojnë prioritet ndërhyrjen gjatë merkatos së janarit. Kjo strategji ndryshon nga ajo e Beşiktaş-it, klub i cili, sipas zërave, është i interesuar ta sjellë lojtarin në Turqi që në muajin janar. Përfshirja e emrit të ish-mbrojtësit të Juventus-it vjen në një kontekst specifik. Barazimi i fundit 4-4...