Emri i familjes Trump në projektin e FIFA-s, zbardhet marrëveshja që parashikonte 96 vite bashkëpunim me Kushnerin!
Një projekt i braktisur i FIFA-s parashikonte përfshirjen e investitorëve privatë në një strukturë financiare gjigante. Në dokumentet e zbuluara, kompania Thrive e Joshua Kushner shihej si investitori potencial kryesor, ndërsa marrëveshja përmbante kushte të veçanta për drejtimin dhe penalitetet financiare. Gianni Infantino dhe FIFA kanë qenë pranë një marrëveshjeje që mund ta lidhte futbollin botëror me investitorët privatë për një periudhë prej plot 96 vitesh. Bëhet fjalë për projektin FIFA Forward Enterprise (FFE), një nismë që në fund u braktis, por dokumentet e brendshme kanë zbuluar detaje të rëndësishme mbi kushtet që parashikonte. Sipas një memorandumi të FIFA-s, të datës 17 korrik, propozimi ishte përgatitur përpara një votimi të planifikuar më 18 korrik në Nju Jork. Në qendër të projektit ishte kompania Thrive, e...
Burimi:
javanews.al