Forcat e Armatosura, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe Clever Ferret 2026 në Slloveni

Forcat e Armatosura, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe Clever Ferret 2026 në Slloveni

Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e zhvilluar në Postojna të Sllovenisë, në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (DECI). Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi tha se në këtë stërvitje, krahas trupave shqiptare, u angazhuan edhe efektivë nga Italia, Hungaria dhe Sllovenia. Sipas Nufit, pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe synon rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave, konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e gatishmërisë për të vepruar në koordinim me aleatët dhe partnerët. “Përmes angazhimit në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe, Forcat e Armatosura rrisin ndërveprueshmërinë, konsolidojnë kapacitetet operacionale dhe forcojnë gatishmërinë për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët”, pohoi Nufi. Nufi tha se “pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në Clever Ferret...