Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore
Mbretëria e Bashkuar do të testojë nëse mjetet e inteligjencës artificiale mund të ndihmojnë në zbulimin më të mirë të kancerit të gjirit, në atë që paraqitet si studimi më i madh i këtij lloji në botë. Prova, e quajtur EDITH, do të përfshijë rreth 660 mijë gra të moshës 50 deri në 71 vjeç, të cilat presin skriningun rutinë të kancerit të gjirit, që në Britani ofrohet çdo tre vjet. Gratë mund të tërhiqen nga studimi nëse nuk duan të marrin pjesë, raporton Euronews, i cili ka ndjekur njoftimin e provës. Qeveria britanike e mbështet studimin me 10 milionë paund, rreth 12 milionë euro, sipas të njëjtit burim. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mund të shpëtojë jetë, por diagnoza është një proces...
Burimi:
kohajone.com