Courtois: Shpresoj ta mbyll karrierën te Real Madridi, e konsideroj veten ndër portierët më të mirë në histori

Courtois: Shpresoj ta mbyll karrierën te Real Madridi, e konsideroj veten ndër portierët më të mirë në histori

23 Nëntor 2026 15:45 Alfred Lleshi Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër PSV-së, duke komentuar edhe rinovimin e kontratës: “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam firmosur për një vit tjetër. Synimi im është ta përfundoj karrierën këtu. Jam mirënjohës për besimin që më ka treguar klubi”. A e konsideroni veten portierin më të mirë në historinë e Real Madridit?Nuk duhet të jem unë, ai që e thotë këtë. Mendoj se jam në nivelet më të larta, por çdo epokë është e ndryshme. Nuk mund të krahasosh rregullat e sotme me ato të 20 apo 30 viteve më parë. Gjithsesi, jam krenar që jam pjesë e historisë së Real Madridit....