Flick barazon rekordin e Guardiolës, tani ka vetëm një legjendë të Barcelonës përpara
23 Nëntor 2026 15:23 Alfred Lleshi Hansi Flick udhëhoqi Barcelonën drejt një fitoreje spektakolare 3-2 ndaj Villarrealit, në ndeshjen e La Liga-s, pasi katalanasit ishin në disavantazh të dy golave. Pavarësisht penalltisë së humbur nga Lamine Yamal në pjesën e parë, Barça reagoi fuqishëm pas pushimit, duke shënuar tri herë radhazi. Gerard Martín dhe Fermín López ishin ndër autorët e golave. Kjo ishte përmbysja e 24-t e suksesshme e Barcelonës nën drejtimin e Flick, që prej emërimit të tij në vitin 2024. Gjermani e ka arritur këtë shifër në vetëm 134 ndeshje, duke barazuar rekordin e Pep Guardiolës, i cili regjistroi po 24 përmbysje në 249 ndeshje si trajner i katalanasve. Flick i janë nevojitur 115 ndeshje më pak se Guardiola për të arritur të...
Burimi:
telesport.al