Alonso: Chelsea është ende një skuadër e brishtë, pasi pësojmë gol e kemi të vështirë të ringrihemi

Alonso: Chelsea është ende një skuadër e brishtë, pasi pësojmë gol e kemi të vështirë të ringrihemi

Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, deklaroi se skuadra e tij është “e brishtë” dhe duhet të bëhet “më e fortë”, pasi pësoi një disfatë poshtëruese nga Leeds United në shtëpi. Chelsea u mund 4-1, disfatë që shton presionin mbi Alonso. Skuadra e tij ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në Premier League dhe ka rënë në vendin e tetë. “Jemi në një moment brishtësie mendore. Kur marrim një goditje, nuk arrijmë të rimëkëmbemi me forcën dhe qëndrueshmërinë e duhur”, tha Alonso. “Pas golit të barazimit e humbëm plotësisht ritmin. Deri në atë moment, po luanim mirë. Krijonim raste, luanim në të gjithë fushën, dilnim nga presioni, por nga ai çast, ata filluan të besonin, ndërsa ne humbëm besimin. Gjithçka ndryshoi rrënjësisht“, shtoi spanjolli....