Behrami dhe Stramaccioni kritikojnë ashpër Conten: Ajo deklaratë është e pakëndshme, nuk funksionon kështu
Valon Behrami dhe Andrea Stramaccioni kanë kritikuar deklaratat e fundit të Antonio Contes, duke vënë në pikëpyetje aftësitë e tij menaxheriale dhe mënyrën se si iu referua Juventusit. Ish-mesfushori shqiptar, i ftuar në DAZN, vuri në dyshim arsyen pse Conte përsërit vazhdimisht dëshirën për t’u rikthyer në stol. “E gjithë bota e di që Conte është i lirë. Një trajner i nivelit të tij nuk ka nevojë të deklarojë se dëshiron të punojë sërish. Ai mund të synojë çdo skuadër, duke pasur parasysh atë që ka arritur”, – u shpreh Behrami. Më pas, ai kritikoi aftësitë e Contes në menaxhimin e merkatos: “Nuk më duket se ka treguar ndonjëherë aftësi të mëdha menaxheriale në përzgjedhjen dhe blerjen e lojtarëve, apo në shitjen e tyre për...
Burimi:
telesport.al