Barcelona kryeson 5 ligat më të forta europiane për këto dy komponentë vendimtarë të futbollit
23 Nëntor 2026 14:56 Alfred Lleshi Më 22 nëntor, Barcelona përmbysi disavantazhin dhe fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Villarrealit, në javën e 13-të të La Liga-s. Katalanasit e panë veten në disavantazh 0-2 që në minutën e shtatë, por arritën ta përmbysnin rezultatin me 3 gola në pjesën e dytë. Skuadra e Hansi Flick regjistroi plot 30 goditje gjatë ndeshjes, 9 prej të cilave në kuadratin e portës. Sipas statistikave, Barcelona kryeson 5 ligat më të forta europiane për numrin e goditjeve në ndeshjet e kampionatit këtë sezon. Katalanasit kanë realizuar 271 goditje, 21 më shumë se Interi, që renditet i dyti me 250. Podiumin e plotëson Frosinone me 236. Barcelona kryeson edhe për numrin e golave të shënuar, me 51 realizime në 13 ndeshje....
Burimi:
telesport.al