Presidenti i Partizanit kundër Ligjit të Sponsorizimit, Demi: Ministri nuk merr vesh nga futbolli, ja thirrja ime për kryeministrin Rama!

Presidenti i Partizanit kundër Ligjit të Sponsorizimit, Demi: Ministri nuk merr vesh nga futbolli, ja thirrja ime për kryeministrin Rama!

Kërkohej me ngulm nga bota e sportit dhe sidomos nga futbolli, por projektligji i votuar në komisione për ‘sponsorizim dhe donacion’ nuk i ka lumturuar klubet në Shqipëri. Në një intervistë për Report TV, presidenti i Partizanit Gazmend Demi, thotë se ligji ka shumë burokraci me tavanin e vendosur, ku vlera totale në një vit nuk mund të kalojë 3 miliard lekët e rinj, por edhe mënyrën se si do ndahet. “Është një ligj i gjysmuar. Po thonë se do jepen 30%, por nuk jep as 30 as asgjë sepse i ke vendos tavan. Si biznesit si dhe sa do merren. Kush do marrë më përpara arti, kultura apo sporti? Do katandiset ‘kokoshi një thelë’. Do marri kombëtarja pak më shumë ndërsa ne do jemi...