Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!

Moti i keq/ Stuhia shemb çatinë e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën: Dëme materiale, por puna vijon normalisht!

Çatia e spitalit të Pukës është shkatërruar për shkak të erës së fortë dhe një pjesë e saj ka përfunduar mbi një ambulancë. Pjesë të tjera druri dhe llamarine nga çatia shihen të shpërndara në oborrin e spitalit. Incidenti i të hënës është shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet. Edhe dy vite më parë, çatia e spitalit ishte dëmtuar për shkak të reshjeve të shumta dhe erës së fortë. “Stuhia e mbrëmshme ka shkaktuar dëmtime të reja në çatinë e urës lidhëse ndërmjet Urgjencës dhe godinës së Spitalit të Pukës. Pavarësisht ndërhyrjes së kryer gjatë ditës së djeshme për zëvendësimin e çatisë, reshjet intensive gjatë natës kanë sjellë dëmtime të tjera në këtë strukturë. OShKSh po ndjek nga afër situatën dhe ka marrë masat...