“Na duhen sistemet Patriot”- Ukraina me sytë nga NATO, Zelensky apelon: Dimri po vjen, kemi nevojë për ju!

“Na duhen sistemet Patriot”- Ukraina me sytë nga NATO, Zelensky apelon: Dimri po vjen, kemi nevojë për ju!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar NATO-n për sfidat që e presin Ukrainën gjatë muajve të dimrit, duke kërkuar mbështetje shtesë për forcimin e mbrojtjes ajrore. Duke iu drejtuar përmes një lidhjeje virtuale Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, veçanërisht për sistemet amerikane Patriot. “Ndërsa përgatitemi për këtë dimër, padyshim që kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Prioriteti ynë numër një është mbrojtja ajrore. Na duhen sisteme Patriot”, deklaroi Zelensky. Ai shtoi se sa më e fuqishme të jetë mbrojtja ajrore ukrainase, aq më të vogla do të jenë mundësitë e Rusisë për ta dobësuar atë. Presidenti ukrainas foli gjithashtu për mundësinë e negociatave trepalëshe ndërmjet Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë,...