Kate Middleton dokumentar për sëmundjen, thyen heshtjen për kancerin

Kate Middleton dokumentar për sëmundjen, thyen heshtjen për kancerin

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë momentin më personal dhe prekës deri më tani nga beteja e saj me kancerin, në trailer-in e dokumentarit të saj të ri “Heal”. Në një moment, Kate shfaqet duke ecur në mal me vëllain e saj më të vogël, James Middleton, kur ai e pyet: “Nuk është traditë të godasësh këmbanën kur largohesh nga Royal Marsden?” “Po, por unë nuk e godita këmbanën”, i tha ajo. James, i prekur, i përgjigjet menjëherë: “Atëherë, ndoshta kjo është këmbana jote”, duke iu referuar ngjitjes së tyre në mal si simbol të fitores së saj mbi sëmundjen, raporton Daily Mail. Kur Kate njoftoi diagnozën në Mars 2024, James kishte shkruar në Instagram: “Kemi ngjitur shumë male së bashku gjatë viteve. Si...