Zgjedhjet lokale, Berisha: Nisim negociatat për kandidat të përbashkët në Tiranë
Sali Berisha thotë se opozita duhet të bashkohet për zgjedhjet e ardhshme lokale për të dalë me një kandidat të përbashkët për bashkinë e Tiranës. Në një konferencë për mediet në selinë e PD-së, Berisha bëri të ditur se pritet të nisin negociatat me partitë e tjera opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët elektoral. “Aty në protestë kanë qenë nga të gjitha partitë politike dhe qytetarët pa parti. Të jemi realistë, protesta ka qenë një bashkim i paprecedentë.Të ulemi në diskutim pa asnjë paragjykim dhe të zgjedhim kandidaturën më të përshtatshme për qytetarët e Tiranës”, u shpreh Berisha. Kreu i PD-së tha se bashkimi i opozitës duhet të mbështetet në vullnetin e përbashkët për t’u përballur me qeverinë, duke nënvizuar se...
Burimi:
kohajone.com