Pagesat në 10 sekonda, Sejko: Shqipëria pjesë e transfertave të shpejta

Pagesat në 10 sekonda, Sejko: Shqipëria pjesë e transfertave të shpejta

Nga kjo e hënë të gjitha transfertat bankare brenda vendit në lekë dhe euro do të kryhen brenda pak sekonda. Guvernatori Gent Sejko, thotë se përfshirja e Shqipërisë në sistemin e ri do të lehtësojë jo vetëm pagesat e qytetarëve, por dhe lëvizjet e parave mes kompanive. Përfitimi nuk do të jetë vetëm në kohë, por do të ketë dhe kosto më të ulëta. Nga janari ofruesit e shërbimeve të pagesave nuk mund të aplikojnë tarifë shkëmbimi më të lartë se 0.2% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë debiti dhe 0.3% të vlerës së transaksionit, kur ai kryhet me kartë krediti.