Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar se vuante nga leucemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro. Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen e parave të gatshme nga qytetarët në sheshin e Gjilanit. Përmes kësaj fushate, qytetarët e shumtë kishin kontribuar financiarisht, me shpresën se po ndihmonin në trajtimin dhe rehabilitimin e Endrit Azemit. Madje, motra e tij, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuonin me aq sa kishin mundësi. Mirëpo, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se pas verifikimeve është konstatuar se i dyshuari nuk vuante nga sëmundja...