Mblodhi 190 mijë euro në ‘GoFundMe’, i riu u shtirur si i sëmurë me leukemi dhe mashtroi shqiptarët
Një rast i dyshuar mashtrimi ka tronditur qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku një i ri është arrestuar pasi dyshohet se ka përfituar afro 190 mijë euro nga donacionet e qytetarëve, duke pretenduar se vuante nga leukemia akute. I arrestuari është Endrit Azemi, i cili dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes për të kërkuar ndihmë financiare për kurimin e tij. Përmes një fushate në platformën GoFundMe dhe kontributeve të mbledhura edhe në sheshin e Gjilanit, qytetarët kanë dhuruar gjithsej 189 mijë e 206 euro e 8 cent. Në mbledhjen e parave ishin përfshirë edhe familjarët e tij. Motra e të riut, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike për ndihmë, duke u kërkuar qytetarëve të kontribuonin sipas mundësive. Por hetimet e Prokurorisë Themelore në Gjilan...
Burimi:
ntv.al