“Censurë dhe pabarazi”/ Berisha: 90% e mediave janë nën kontrollin e qeverisë
Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për kontrollin e një pjese të konsiderueshme të mediave në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për censurën, kufizimin e pluralizmit mediatik dhe pabarazinë në pasqyrimin e aktivitetit politik. Gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së, Berisha deklaroi se rreth 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Sipas tij, ndikimi shtrihet në përmbajtjen e lajmeve, studiot e debateve televizive dhe linjat editoriale. Ai u shpreh se ky fenomen cenon rolin e medias si garantuese e informimit të lirë dhe e shndërron atë në një instrument propagande në shërbim të qeverisë. Në mbështetje të pretendimeve të tij, Berisha iu referua edhe një studimi mbi mediat me licencë jokombëtare, të cilat, sipas tij, paraqesin një tendencë të ngjashme me mediat...
Burimi:
gijotina.com