Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evropë

Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evropë

Rrjetet kriminale shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke ndryshuar ekuilibrat mes organizatave mafioze në Evropë. Hetimet në Itali zbulojnë rolin e tyre në furnizimin e tregut të drogës, nga portet e mëdha evropiane deri në qytetin e Katanias, në këmbët e malit Etna. Trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë po përjeton ndryshime të rëndësishme në raportet e forcës mes organizatave kriminale. Rrjetet shqiptare, të cilat tradicionalisht kanë qenë të përfshira në trafikun e marijuanës, vitet e fundit kanë zgjeruar aktivitetin e tyre edhe në tregun e kokainës, duke fituar pozicione të rëndësishme në disa prej nyjeve kryesore të shpërndarjes në kontinent. Një panoramë e këtij ndryshimi del nga përgjimet e një hetimi të fundit në Katania të...